NJ O F T I M   P U B L I K

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR

TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE, SIPAS VKM NR.15, DATË 15.01.2020

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton:

•Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 15, datë 15.01.2020.

•Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 28.01.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.

•ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.

•Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

1.Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP;

2.Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;

3.Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);

4.Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;

5.Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6.Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 (dymijë) lekë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Jonida Baçi

NJ O F T I M

PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS (KËSTI V, IV, III DHE II) PËR SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR ME KËRKESË TË VEÇANTË GJATË VITEVE 2016-2019

Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2020, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 148 (njëqind e dyzet e tetë) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 2016-2019, nga të cilët për 1 (një) vendim subjekti përfiton këstin e pestë, për 6 (gjashtë) vendime subjektet përfitojnë këstin e katërt, për 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime subjektet përfitojnë këstin e tretë dhe për 80 (tetëdhjetë) vendime subjektet përfitojnë këstin e dytë.

Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2020, si këst i radhës për 148 (njëqind e dyzet e tetë) vendimet e subjekteve përfitues, është 481’216’781,02 (katërqind e tetëdhjetë e një milionë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e një presje zero dy) lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

Lista me emrat e Përfituesve

NJ O F T I M   P U B L I K

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR

TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE, SIPAS VKM NR.841, DATË 24.12.2019

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton:

•Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 841, datë 24.12.2019.

•Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 13.01.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.

•ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.

•Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

1.Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP;

2.Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;

3.Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);

4.Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;

5.Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6.Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 (dymijë) lekë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Jonida Baçi

STAFI I AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË PRONAVE JU URON GËZUAR FESTAT

NJ O F T I M Për shpërndarje fondi financiar dhe fondi fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së

NJ O F T I M PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË

NJ O F T I M PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË KOMPENSIMIT NË VLERË PËR PRONARËT E PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE