Hene, 30 Prill 2018 17:23

NJ O F T I M PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 30 / 04 / 2018, ka përfunduar procesin e shqyrtimit të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçanta, të paraqitura nga subjektet e interesuara, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur subjekteve të shpronësuar të drejtën e kompensimit të pronës.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

ATP njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 12 (dymbëdhjetë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, nga të cilat:

-          9 (nëntë) aplikime përfitojnë kompensimin financiar të kërkuar. ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave, pasi nga shqyrtimi ka rezultuar se janë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

-          3 (tre) aplikime, për të cilat është vendosur përfundimi i procedurës administrative të shqyrtimit të tyre, bazuar në ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Fondi financiar, që shpërndahet në total nga ATP për subjektet përfitues të këtyre 9 (nëntë) aplikimeve që kanë rezultuar të rregullta, është në vlerën 185 724 123,72 (njëqind e tetëdhjetë e pesë milionë e shtatëqind e njëzet e katër mijë e njëqind e njëzet e tre presje shtatëdhjetë e dy) lekë, fond i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 9 (nëntë) kërkesave të veçanta për kompensim financiar, Buxhetit të Shtetit i kursehet një vlerë prej 531 408 204,08 (pesëqind e tridhjetë e një milionë e katërqind e tetë mijë e dyqind e katër presje zero e tetë) lekë.

Të dhënat në lidhje me kërkesat e subjekteve përfitues, vendimet për subjektet e shpronësuara dhe përfaqësuesit me prokurë, jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

 

Lista me emrat e përfituesve

Konc.:Z.Sturçe

Lexuar 3038 herë