E Mërkurë, 13 Qershor 2018 17:48

NJ O F T I M P U B L I K PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE, SIPAS VKM NR.291, DATË 21.05.2018, VKM NR.293, DATË 21.05.2018, DHE VKM NR.294, DATË 21.

 

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR

TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE, SIPAS VKM NR.291, DATË 21.05.2018,

VKM NR.293, DATË 21.05.2018, DHE VKM NR.294, DATË 21.05.2018

 

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton:

•Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr.291, datë 21.05.2018, VKM Nr.293, datë 21.05.2018 dhe VKM Nr.294, datë 21.05.2018.

•Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 18/06/2018 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.

•ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.

•Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

1.Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP;

2.Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;

3.Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);

4.Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;

5.Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6.Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 (dymijë) lekë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Jonida Baçi

Lexuar 1912 herë