E Premte, 29 Qershor 2018 16:23

NJ O F T I M PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË

 

 

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 29 / 06 / 2018, ka përfunduar procesin e shqyrtimit të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçanta, të paraqitura nga subjektet e interesuara, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur subjekteve të shpronësuar të drejtën e kompensimit të pronës.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi i 16 (gjashtëmbëdhjetë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave, pasi nga shqyrtimi ka rezultuar se janë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 16 (gjashtëmbëdhjetë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 372’622’316,96 (treqind e shtatëdhjetë e dy milionë e gjashtëqind e njëzet e dy mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë presje nëntëdhjetë e gjashtë) lekë, nga të cilat 114’348’683,55 (njëqind e katërmbëdhjetë milionë e treqind e dyzet e tetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre presje pesëdhjetë e pesë) lekë do të lëvrohen menjëherë.

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 16 (gjashtëmbëdhjetë) kërkesave të veçanta për kompensim financiar, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një vlerë prej 683’384’163,44 (gjashtëqind e tetëdhjetë e tre milionë e treqind e tetëdhjetë e katër mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre presje dyzet e katër) lekë.

Të dhënat në lidhje me kërkesat e subjekteve përfitues, vendimet për subjektet e shpronësuara dhe përfaqësuesit me prokurë, jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

 

Lista me emrat e Përfituesve

Lexuar 1072 herë