E Premte, 22 Nentor 2019 13:17

NJ O F T I M PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË KOMPENSIMIT NË VLERË PËR PRONARËT E PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE

.                                                                               

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË KOMPENSIMIT NË VLERË PËR PRONARËT E PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 22 . 11 . 2019, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 119 (njëqind e nëntëmbëdhjetë) kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.

-2 (dy) kërkesa të cilat përfitojnë këstin e pestë prej 13% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.

-1 (një) kërkesë, kësti i pestë prej 13% i vlerës totale të miratuar, i cili është kthyer nga banka, pasi ka ndërruar jetë subjekti përfitues.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Për 122 (njëqind e njëzet e dy) kërkesate mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar.

Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 122 (njëqind e njëzet e dy) kërkesa,është në vlerën:

-          Për 119 (njëqind e nëntëmbëdhjetë) kërkesat, fondi i shpërndarë është në vlerën: 89 927 935,05 (tetëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë presje zero pesë) lekë.

-          Për 2 (dy) kërkesat të cilat përfitojnë këstin e pestë prej 13% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, vlera e shpërndarë është 223 969,66 (dyqind e njëzet e tre mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë presje gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë.

-          Për (një) kërkesë, kësti i pestë prej 13% i vlerës totale të miratuar, i cili është kthyer nga banka, pasi ka ndërruar jetë subjekti përfitues, është në vlerën 307 773 (treqind e shtatë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë.

Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

 

Lista me emrat e Përfituesve

Lexuar 2345 herë