E Premte, 10 Janar 2020 13:05

NJ O F T I M PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS (KËSTI V, IV, III DHE II) PËR SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR ME KËRKESË TË VEÇANTË GJATË VITEVE 2016-2019

NJ O F T I M

PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS (KËSTI V, IV, III DHE II) PËR SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR ME KËRKESË TË VEÇANTË GJATË VITEVE 2016-2019

Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2020, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 148 (njëqind e dyzet e tetë) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 2016-2019, nga të cilët për 1 (një) vendim subjekti përfiton këstin e pestë, për 6 (gjashtë) vendime subjektet përfitojnë këstin e katërt, për 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime subjektet përfitojnë këstin e tretë dhe për 80 (tetëdhjetë) vendime subjektet përfitojnë këstin e dytë.

Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2020, si këst i radhës për 148 (njëqind e dyzet e tetë) vendimet e subjekteve përfitues, është 481’216’781,02 (katërqind e tetëdhjetë e një milionë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e një presje zero dy) lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

 

Lista me emrat e Përfituesve