E Enjte, 30 Prill 2020 11:58

NJ O F T I M Për shpërndarje fondi financiar dhe fondi fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së

NJ O F T I M

Për shpërndarje fondi financiar dhe fondi fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së

ATP njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 6 (gjashtë) aplikimeve, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP-ve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre aplikimeve është bërë sipas të gjitha kritereve të përcaktuar në ligjin nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se:

5 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar dhe fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, sipas kritereve të përcaktuara në VKM nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Për 1 aplikim, është vendosur përfundimi i procedimit administrativ.

Vlera e fondit financiar të shpërndarë është 12 303 762,3 (dymbëdhjetë milionë e treqind e tre    mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy presje tre) lekë.                              

Sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 239 205.9 m2, (23.9 ha).

Gjithashtu njoftojmë se, të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.

Sqarojmë se, procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993-2013 është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet.

ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Bashkëlidhur, lista e subjekteve që përfitojnë nga Fondi i Kompensimit të Pronave

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

 

Lista me emrat e Përfituesve

Lexuar 742 herë Modifikuar për herë te fundit më E Enjte, 30 Prill 2020 12:14