E Enjte, 14 Janar 2021 15:08

NJ O F T I M PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS PËR SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR, ME KËRKESË TË VEÇANTË, GJATË VITEVE 2017-2020

Shkruar nga
Vlerësoni këtë artikull
(1 Voto)

NJ O F T I M

PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS PËR SUBJEKTET,

QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR, ME KËRKESË TË VEÇANTË, GJATË VITEVE 2017-2020

 

Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2021, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 209 (dyqind e nëntë) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2017-2020, nga të cilët:

-          për 6 (gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë,

-          për 56 (pesëdhjetë e gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e katërt,

-          për 80 (tetëdhjetë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e tretë, dhe

-          për 67 (gjashtëdhjetë e shtatë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e dytë.

-         

Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2021, si këst i radhës për 209 (dyqind e nëntë)vendimet e subjekteve përfitues, është 629’568’910,35 (gjashtëqind e njëzet e nëntë milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e dhjetë presje tridhjetë e pesë) lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

 

Lista e subjekteve që përfitojnë

Lexuar 1627 herë Modifikuar për herë te fundit më E Enjte, 21 Janar 2021 15:52