E Premte, 01 Korrik 2016 11:45

Kompensimi i Pronës

REGJISTRI I KOMPENSIMIT 

Agjencia e Trajtimit të Pronave  ne mbështetje dhe ne zbatim te Ligjit 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimit te procesit te kompensimit te pronave” ka përfunduar procesin e vlerësimit financiar te vendimeve përfundimtare qe kane njohur te drejtën e kompensimit për vitet 1993 deri ne 1994  .

Këto vlerësime u publikuan ne 30 maj ne Regjistrin me rend kronologjik te te gjithë vendimeve qe kane njohur te drejtën e kompensimit. (kliko këtu)

(Agjencia brenda një afati 3 vjeçar do te realizoje vlerësimin financiar te te gjithë vendimeve qe kane njohur te drejtën për kompensim sipas skemës se përcaktuar ne ligj.)

 Për te gjithë ato subjekte qe kane një vendim te vlerësuar financiarisht lutemi te njiheni me ketë vlerësim dhe te plotësoni  mangësitë ne dokumentacion nëse ka.

Hapat e procedurës:

Agjencia njofton publikisht subjektet .

Subjektet qe disponojnë një vendim përfundimtar te vlerësuar financiarisht kane te drejte te aplikojnë për kompensim.

Subjektet qe kane nevoje te plotësojnë dokumentacionin kane 6 muaj kohe për ta bere atë.

Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP-ja për përcaktimin e vlerës së pronës në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimit.

Ne zbatim te VKM 223 23.03.2016 ‘Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet përfituese te paraqiten pranë Agjencisë për tu njohur me vlerësimin dhe për te plotësuar dokumentacion sipas  formularit bashkëlidhur,

Kompensim Financiar/Fizik

Dokumentacioni qe duhet te paraqisni:

Dokument identifikimi

Konfirmim nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike te pronës qe kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes.

Vërtetim nga gjykata kompetente nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij  është ankimuar apo jo ne rruge gjyqësore.(Vërtetim qe për vendimin Nr. X. Date x nuk ka ankimim . Ky vërtetim merret ne Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane dhe Gjykata e Rrethit përkatës si dhe Gjykata Administrative e Apelit) 

Dëshmi trashëgimie, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtareve

Prokurë e nënshkruar nga te gjithë trashëgimtaret e ligjshëm ku si tagër i nevojshëm te jete dhe e drejta për te tërhequr vlerën financiare ne emër te tyre.

Vërtetim për numrin e llogarive bankare

Vërtetim nëse subjektet (secili prej trashëgimtareve  ) kane përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore ( Ky vërtetim merret ne DAMT/ Këshilli i Qarkut/ Njësia Administrativë, ne atë vendbanim  ku trashëgimtar ka banuar deri ne vitin 91)

Mandate pagese


 

Lexuar 28620 herë
Më shumë në këtë kategori: « Kompensim - ALUIZNI