Postuar më: 26/11/2018

NJ O F T I M PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË

 

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 26 / 11 / 2018, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 23 (njëzet e tre) aplikimevepër kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 23 (njëzet e tre) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 543’490’034,90 (pesëqind e dyzet e tre milionë e katërqind e nëntëdhjetë mijë e tridhjetë e katër presje nëntëdhjetë) lekë, nga të cilat 182’893’396,70 (njëqind e tetëdhjetë e dy milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë presje shtatëdhjetë) lekë do të lëvrohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti.

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 23 (njëzet e tre) kërkesave të veçanta për kompensim financiar, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 1’052’545’247,61 (një miliard e pesëdhjetë e dy milionë e pesëqind e dyzet e pesë mijë e dyqind e dyzet e shtatë presje gjashtëdhjetë e një) lekë.

 

 

Të dhënat në lidhje me kërkesat e subjekteve përfitues, vendimet për subjektet e shpronësuara dhe përfaqësuesit me prokurë, jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

 

Lista me emrat e Përfituesve

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.