Postuar më: 17/02/2017

Njoftim

Për shpërndarje fondi financiar dhe fondi fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së për kompensimin e pronave

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) ka vijuar punën për vlerësimin financiar të vendimeve përfundimtare, që kanë njohur të drejtën e kompensimit për vitet 1993 dhe 1994, duke i përditësuar dhe publikuar vazhdimisht ato në faqen zyrtare të internetit www.atp.gov.al dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare.

ATP njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 49 (dyzet e nëntë) aplikimeve, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP-ve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre aplikimeve është bërë sipas të gjitha kritereve të përcaktuar në ligjin nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se:

  • 4 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, sipas kritereve të përcaktuara në pikat 17 dhe 19 të Kreut III të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).
  • Për 7 aplikime, vendimet e të cilëve përfitonin kompensim fizik, është vendosur përfundimi i procedimit administrativ, për arsye se subjektet kanë hequr dorë nga aplikimi për kompensim fizik.
  • 41 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar, sipas kritereve të përcaktuar në pikën 18 të Kreut III të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).
  • Vlera e kompensimit financiar që përfitojnë këto vendime është 321 887 564 (treqind e njëzet e një milion e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.

Në përmbledhje të sa më sipër:

  • Vlera e fondit financiar të shpërndarë është 321 887 564 (treqind e njëzet e një milion e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.
  • Sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 79 635.8 m2

Gjithashtu njoftojmë se, të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.

Sqarojmë se, procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993 dhe 1994, është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet.

ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Bashkëlidhur, lista e subjekteve që përfitojnë nga Fondi i Kompensimit të Pronave. <<Shiko>>

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.