Postuar më: 08/09/2017

Njoftim

Për shpërndarjen e fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të Paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, për muajin gusht 

 Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton se, më datë 07/09/2017, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të disa kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që deri më tani përfitojnë kompensimin/shpërblimin e saj deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Në përfundim të këtij procesi, nga 143 (njëqind e dyzet e tre) kërkesa,të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës, për 135 (njëqind e tridhjetë e pesë) kërkesaështë shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse), në shumën e përgjithshme prej 257 410 063.84 (dyqind e pesëdhjetë e shtatë milion e katërqind e dhjetë mijë e gjashtëdhjetë e tre pikë tetëdhjetë e katër) lekë, ndërsa për 8 (tetë) kërkesa është vendosur mbyllja e procedimit administrativ të tyre.

Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim.<<Shiko>>

Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.

 

 

Drejtor i Përgjithshëm 

Sonila QATO

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.