Postuar më: 03/08/2017

Njoftim

Për shpërndarje fondi financiar për kompensimin e pronave me kërkesë të veçantë

 Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se më datë 03/08/2017, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve për kompensim financiar me kerkesa të veçanta bazuar në nenin 17 pika 2, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe Kreu IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe shperndarjen e fondit financiar dhe fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), vendimit të Këshillit të Ministrave nr.221, datë 23.03.2016 “Për menyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave”.

ATP bën me dije se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e disa aplikimeve me objekt kompensimin financiar me kërkesë të veçantë dhe me anë të vendimeve të saj ka miratuar pranimin e 7 (shtatë) kërkesave të paraqitura nga subjektet e shpronësuar për kompensim financiar me kërkesë të veçantë.

Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se:

  • Për 6 aplikime, vendimet e të cilave përfitojnë kompensim financiar,
  • Për 1 aplikim është vendosur përfundimi i procedimit administrativ.

Bazuar në të dhënat e vendimeve, që kanë njohur të drejtën e kompensimit subjekteve të shpronësuar, shuma totale që do të shpërndahet është 8 046 499 (tetë milion dyzet e gjashtë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë, fond i cili do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit. Për këto aplikime si rrjedhojë e implementimit të formulës së kompensimit të miratuar në Ligjin nr. 133/2015 buxhetit të shtetit i kursen një shumë prej 58 512 447 (pesëdhjetë e tetë milion e pesëqind e dymbëdhjetë mijë e katërqind e dyzet e shtatë) lekë.

Bashkëlidhur, lista e subjekteve që përfitojnë nga Fondi i Kompensimit të Pronave. <<Shiko>>

 

Drejtor i Përgjitshëm 

Sonila QATO

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.