Hene, 18 Maj 2020 16:05

Publikim i vlerësimit të fondit pyjor dhe kullosor

Në zbatim të Ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, VKM –së nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave”, i ndryshuar, dhe VKM-së nr. 1077, datë 18.06.2008 “ Për krijimin e fondit të kompensimit fizik nga fondi pyjor dhe kullosor me sipërfaqe prej 71 699,3 (shtatëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë presje tre) ha, kalon në fondin e kompensimit fizik dhe vihet në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”,

Sa më sipër u krye vlerësimi financiar për fondin pyjor dhe kullosor në Qarkun Berat sipas përcaktimeve të Ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe VKM-së nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë të cilat janë vlerësuar sipas listës bashkëlidhur.

Klikoni këtu për të aksesuar listën me pasurit përkatëse të fondit pyjor dhe kullosor të vlerësuar financiarisht!  

Lexuar 358 herë Modifikuar për herë te fundit më Hene, 18 Maj 2020 16:13