Këto vlerësime u publikuan ne 30 maj ne Regjistrin me rend kronologjik te te gjithë vendimeve qe kane njohur te drejtën e kompensimit. (Kliko këtu)
(Agjencia brenda një afati 3 vjeçar do te realizoje vlerësimin financiar te te gjithë vendimeve qe kane njohur te drejtën për kompensim sipas skemës se përcaktuar ne ligj.)
Për te gjithë ato subjekte qe kane një vendim te vlerësuar financiarisht lutemi te njiheni me ketë vlerësim dhe te plotësoni mangësitë ne dokumentacion nëse ka.
Hapat e procedurës:
►Agjencia njofton publikisht subjektet .
►Subjektet qe disponojnë një vendim përfundimtar te vlerësuar financiarisht kane te drejte te aplikojnë për kompensim.
►Subjektet qe kane nevoje te plotësojnë dokumentacionin kane 6 muaj kohe për ta bere atë.
►Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP-ja për përcaktimin e vlerës së pronës në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimit.
Ne zbatim te VKM 223 23.03.2016 ‘Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet përfituese te paraqiten pranë Agjencisë për tu njohur me vlerësimin dhe për te plotësuar dokumentacion sipas formularit bashkëlidhur,
Dokumentacioni qe duhet te paraqisni:
►Dokument identifikimi
►Konfirmim nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike te pronës qe kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes.
►Vërtetim nga gjykata kompetente nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo ne rruge gjyqësore.(Vërtetim qe për vendimin Nr. X. Date x nuk ka ankimim . Ky vërtetim merret ne Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane dhe Gjykata e Rrethit përkatës si dhe Gjykata Administrative e Apelit)
►Dëshmi trashëgimie, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtareve
►Prokurë e nënshkruar nga te gjithë trashëgimtaret e ligjshëm ku si tagër i nevojshëm te jete dhe e drejta për te tërhequr vlerën financiare ne emër te tyre.
►Vërtetim për numrin e llogarive bankare
►Vërtetim nëse subjektet (secili prej trashëgimtareve ) kane përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore ( Ky vërtetim merret ne DAMT/ Këshilli i Qarkut/ Njësia Administrativë, ne atë vendbanim ku trashëgimtar ka banuar deri ne vitin 91)
Mandate pagese