Kompensim – ALUIZNI

Agjencia e Trajtimit te Pronave në mbështetje të pikës 11, të VKM nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, realizon  shpërndarjen e kësteve te  kompensimi.

ATP bën njoftimin sa here çelet ky buxhet dhe fton subjektet te plotësoje formularin tip.

Kompensimi financiar ALUIZNI

Kartelë Informimi

Procedura e ofrimit te shërbimit

ATP-ja, në zbatim të VKM nr. 383/2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale” i ndryshuar, procedon si mëposhtë:

► njofton publikisht në media dhe/ose nëpërmjet faqes zyrtare, listën e personave që përfitojnë nga fondi i kompensimit të pronave, për periudhën përkatëse;

► procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 (pesë) ditë pas datës së njoftimit publik;

► subjekti apo përfaqësuesi me prokurë paraqet pranë ATP-së gjithë dokumentacionin e lartpërmendur.

►me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës;

►grupi i punës, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura;

►Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës:

a) nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi;

b) urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen;

c)  njofton kërkuesin që nuk përfshihet në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mos përfshirjes.

Afati    Sipas afatit të përcaktuar në VKM

Kosto  2,000 lekë

Orari i ofrimit të shërbimit   Nga e hëna në të premte, ora 9.00 deri në 12.00, pranë zyrave të ATP, Sektori i Kompensimit, Kati 2.

Adresa: Rr. Muhamet Gjollesha, Nr. 54, Tiranë, Shqipëri.   

Numri telefonit           00355 42 252 725