Informim ne lidhje me ecurine e dosjes
Dokumentacioni që duhet te paraqisni
-Formulari tip
-Fotokopje e kartës së identitetit
-Kopje vendimi nga ish KKP/AKKP(nëse ka)
-Dokumente te tjerë
Procedura e ofrimit të shërbimit;
1. Subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në ATP ose e dërgon me postë duke bërë kujdes në të dhënat që vendos dhe paraqitjen e dokumenteve te kërkuar.
Afati ;
Në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, neni 15, afati për shqyrtimin e një kërkese është 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës, dorazi apo me postë pranë ATP.
Kosto Nuk ka kosto
LËSHIM KOPJE DOKUMENTACIONI
Subjektet që kanë një dosje pranë ATP dhe i nevojitet kopje e dokumentacionit që gjendet në dosjet e tyre mund te dërgojnë kërkesë sipas formularëve bashkëlidhur të cilët mund ti printoni dhe dërgoni me postë, ose ti plotësoni pranë Agjencisë.
Dokumentacioni që duhet te paraqisni;
-Fotokopje e kartës së identitetit
-Dëshmi trashëgimie ( kopje origjinale/noterizuar )
-Prokurë (origjinale/noterizuar)
-Kopje vendimi ish KKP/AKKP (nëse ka)
-Dokumente të tjera
Procedura e ofrimit të shërbimit;
1. Subjekti plotëson kërkesën e tij për lëshim kopje dokumentacioni/vendimi pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në ATP ose e dërgon me postë duke bërë kujdes në te dhënat që vendos dhe paraqitjen e dokumenteve të kërkuar.
Afati ;
Në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, neni 15, afati për shqyrtimin e një kërkese është 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës, dorazi apo me postë pranë ATP.
Kosto;
Subjekti paraqitet pranë Zyrës se Financës, ATP, për te paguar tarifën përkatëse në varësi të faqeve të dokumentacionit të kërkuar. Kjo tarifë është 20 lekë për faqe deri në 100 faqe, dhe 2,500 lekë për mbi 100 faqe.]
TAKIME DHE ANKESA
Për të gjithë të interesuarit që kërkojnë takim apo kanë një ankesë mund ta bëjnë ketë me shkrim ose duke plotësuar formularin bashkëlidhur.
Orari i ofrimit të shërbimeve
Nga e hëna në të enjte, ora 08.00 deri në 14.00
Të premten , ora 8.00 deri në 13.00
Biletat për shërbimet ndaj qytetarëve do të jepen nga ora 08:00 deri në orën 13:00 nga e hëna në të enjte dhe ditën e premte deri në 12:00.
Adresa e ATP-së ;
Adresa: Rr. Muhamet Gjollesha, Nr. 54, Tiranë, Shqipëri.
Numri telefonit : 0035542252725
E-mail : info.atp@atp.gov.al