NJ O F T I M   P U B L I K

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR

TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE, SIPAS VKM NR.174, DATË 26.02.2020

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton:

•Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 174, datë 26.02.2020.

•Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 11.03.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.

•ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.

•Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

1.Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP;

2.Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;

3.Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);

4.Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;

5.Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6.Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 (dymijë) lekë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Jonida Baçi

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË KOMPENSIMIT NË VLERË PËR PRONARËT E PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 27 . 02 . 2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 62 (gjashtëdhjetë e dy) kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Për 62 (gjashtëdhjetë e dy) kërkesat,e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar.

Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 62 (gjashtëdhjetë e dy) kërkesa,është në vlerën: 121 483 266,18 (njëqind e njëzet e një milionë e katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë presje tetëmbëdhjetë).

Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

Lista me emrat e Përfituesve

NJ O F T I M   P U B L I K

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR

TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE, SIPAS VKM NR.155, DATË 19.02.2020

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton:

•Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 155, datë 19.02.2020.

•Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 04.03.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.

•ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.

•Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

1.Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP;

2.Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;

3.Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);

4.Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;

5.Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6.Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 (dymijë) lekë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Jonida Baçi

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 24 / 02 / 2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 12 (dymbëdhjetë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, nga të cilat:

-Për 9 (nëntë) aplikime ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

-Për 3 (tre) aplikime ATP ka vendosur përfundimin e procedurës administrative, pasi kanë rezultuar të jenë jo në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 9 (nëntë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 83’605’028,22 (tetëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e pesë mijë e njëzet e tetë presje njëzet e dy) lekë, nga të cilat 17’002’403,40 (shtatëmbëdhjetë milionë e dy mijë e katërqind e tre presje dyzet) lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti.

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 9 (nëntë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën  126’286’910,33  (njëqind e njëzet e gjashtë milionë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e dhjetë presje tridhjetë e tre) lekë. 

Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe atyre për të cilët ATP ka vendosur përfundimin e procedurës administrative, si dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

Lista me emrat e Përfituesve

Lista me emrat që janë për mbyllje procedimi 

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË KOMPENSIMIT NË VLERË PËR PRONARËT E PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 31 . 01 . 2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 90 (nëntëdhjetë) kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Për 90 (nëntëdhjetë) kërkesat, e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar.

Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 90 (nëntëdhjetë) kërkesa, është në vlerën: 80 186 549,83 (tetëdhjetë milionë e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e dyzet e nëntë presje tetëdhjetë e tre).

Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

Lista me emrat e Përfituesve

NJ O F T I M   P U B L I K

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR

TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE, SIPAS VKM NR.15, DATË 15.01.2020

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton:

•Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 15, datë 15.01.2020.

•Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 28.01.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.

•ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.

•Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

1.Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP;

2.Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;

3.Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);

4.Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;

5.Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6.Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 (dymijë) lekë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Jonida Baçi

NJ O F T I M

PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS (KËSTI V, IV, III DHE II) PËR SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR ME KËRKESË TË VEÇANTË GJATË VITEVE 2016-2019

Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2020, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 148 (njëqind e dyzet e tetë) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 2016-2019, nga të cilët për 1 (një) vendim subjekti përfiton këstin e pestë, për 6 (gjashtë) vendime subjektet përfitojnë këstin e katërt, për 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime subjektet përfitojnë këstin e tretë dhe për 80 (tetëdhjetë) vendime subjektet përfitojnë këstin e dytë.

Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2020, si këst i radhës për 148 (njëqind e dyzet e tetë) vendimet e subjekteve përfitues, është 481’216’781,02 (katërqind e tetëdhjetë e një milionë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e një presje zero dy) lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI

Lista me emrat e Përfituesve

NJ O F T I M   P U B L I K

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR

TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE, SIPAS VKM NR.841, DATË 24.12.2019

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton:

•Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 841, datë 24.12.2019.

•Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 13.01.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.