Drejtor i Përgjithshëm
Valdrin Pjetri ka lindur më 18 shtator 1982, në Shkodër. Në korrik 2026, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Përpara marrjes së kësaj detyre, z. Pjetri ka ushtruar veprimtarinë si konsulent në fushën e pronës, me fokus në administrimin e pasurive të paluajtshme, regjistrimin e pronave dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e pronësisë. Gjatë karrierës së tij në administratën publike, ka mbajtur një sërë funksionesh drejtuese, ndër të cilat Drejtor i Agjencisë së Menaxhimit të Investimeve (AMI), pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Prefekt i Qarkut Shkodër, Kryeregjistrues i Republikës së Shqipërisë dhe Regjistrues i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.
Më herët, ai ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe si Administrator pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Përvoja e tij profesionale përfshin gjithashtu angazhimin si pedagog i jashtëm pranë Universitetit Europian të Tiranës (UET).
Z. Pjetri ka kryer arsimin e mesëm në Tiranë, në gjimnazin “Sami Frashëri”, dhe është diplomuar në Financë–Kontabilitet. Ai ka përfunduar gjithashtu Masterin e Nivelit të Dytë në Lidership dhe Menaxhim Karriere, Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare dhe është i certifikuar si Auditues i Brendshëm.
Valdrin Pjetri është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.