Agjencia e Trajtimit të Pronave në zbatimi të Ligjit nr.107/2021 “Për Bashkëqeverisjen, Urdhrit të Kryeministrit, nr.153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, Urdhrit nr.556, datë 17.12.2019 “Për caktimin e personave të autorizuar që do të përdorin Portalin Qeveritar E-Albania për shërbimet online, prej datës 01.01.2020” të Ministrit të Drejtësisë, që prej datës 1 Maj 2022 kur u mbyllën edhe sportelet fizike në ATP, qytetarët orientohen të aplikojnë online në lidhje me kërkesate tyre.
Shërbimet që ofron institucioni janë:
1.ANKESË DHE TRAJTIM I DOSJES ME SPECIALISTIN PËRKATËS PRANË ATP.
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12412
Shërbimi elektronik “Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP” u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë online kërkesën për takime ose ankesa në lidhje me shqyrtimin e dosjeve të ndjekura nga Agjensia e Trajtimit të Pronave (ATP). Me anë të këtij shërbimi qytetarët mund të dërgojnë Ankesat e tyre si dhe kërkesat për takim (me inspektor jurist, përgjegjes sektori, drejtor drejtorie si dhe Drejtor i Përgjithshëm). Pas dërgimit të aplikimit, specialisti i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë ATP, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues, nëse ka. Në rastin kur kërkesa është e rregullt, specialisti delegon kërkesë/ankesën pranë sektorit përkatës, i cili përpilon përgjigjen për kërkesën e aplikantit dhe ia dërgon me e-mail si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në e-Albania. Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt dhe nuk pranohet, aplikanti njoftohet për këtë fakt me anë të e-mail. Baza ligjore” – Ligji 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: – Dokumentacion shtesë, nëse është e nevojshme ( Dokument shpjegues )
Hapat e procedurës
– Logohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP”; – Plotësoni te dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumente plotësuese nëse është e nevojshme; – Klikoni butonin “Dërgo”; – Specialisti i i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun delegon kërkesë/ankesën pranë sektorit përkatës i cili përpilon përgjigjen për kërkesën e aplikantit, duke ia dërguar aplikantit përgjigjen me e-mail , si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë
Kostot
Pa pagesë
2.APLIKIM PËR KOMPENSIM FINANCIAR DHE FIZIK
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14277
Ky shërbim i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për kompensim financiar dhe fizik. Nga ana e inspektorëve përkatës do të shqyrtohen aplikimet, kërkesat me objekt realizimin e së drejtës së kompensimit për vendimet e vlerësuara. Baza ligjore: – VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të proçedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: – Deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore si dhe nëse këto subjekte kanë qënë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset, për të cilët ata aplikojnë për kompensim, janë kundërshtuar apo jo gjyqësisht nga ana e tyre, si dhe nëse këta subjekte kanë qenë të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit për të cilin ata aplikojnë; – Deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ligjit për ndarjen e tokës bujqësore si dhe nëse kanë përfituar kompensim fizik për vendimin me të cilin aplikojnë; – Dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve; – Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre; – Konfirmimin nga ASHK përkatëse mbi gjëndjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes; – Vërtetim për numrin e llogarisë bankare; – Mandat pagesë
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portal; – Zgjidhni shërbimin “Aplikim për kompensim financiar dhe fizik”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara; – Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; – Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit, si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
180 ditë pune
Kostot
Kosto e aplikimit 2000 lekë, sipas mandat pagesës përkatëse.
3.APLIKIM PËR KOMPENSIM NË ANKAND
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14279
Shërbimi elektronik “Aplikim për kompensim në ankand” u mundëson të gjithë subjekteve që kanë një vendim përfundimtar,i cili ka njohur të drejtën për kompensim pavarësisht rendit kronologjik, kanë të drejtën të marrin kompensim me ankand. Nëse ky vendim nuk është i vlerësuar financiarisht, ATP-ja procedon me vlerësim financiar të tij. Baza ligjore: – Ligji 133/2015 për Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”; – Ligji 9874 dt.14.02.2008 për Ankandin publik, i ndryshuar me ligjin Nr.12/2017 për disa shtesa në ligjin 9874 dt.14.02.2008; – VKM Nr. 223 për Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar dhe fizik për kompensimin e pronave”; – VKM Nr.221 për Mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Trajtimit Pronave”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës | Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Konfirmimin nga ASHK përkatëse mbi gjëndjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes | 1. Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar ose jo në rrugë gjyqësore si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në procese gjyqësore,me objekt ankimimin e vendimit për të cilin aplikojnë. |
2. Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ndarjes së tokës bujqësore. | |
3. Dëshmi trashëgimie, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve | |
4. Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashegimtarët e ligjshëm ku si tagër i nevojshëm të jetë dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre | |
5. Vërtetim për numrin e llogarive bankare | |
6. Mandat pagesa |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si subjekt në portal; – Zgjidhni shërbimin “Aplikim për kompensim në ankand”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara; – Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; – Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit, si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Në varësi të aplikimit
Periudha e vlefshmërisë
Pa afat
Kostot
2000 lekë
4.APLIKIM PËR KOMPENSIM NË VLERË PËR PRONARËT E PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14280
Ky shërbim i mundëson qytetarëve të aplikojnë online per përfitimin e vlerës së shpërblimit të miratuar me VKM përkatëse për pasuritë të cilat janë zënë me ndërtime informale. Nga ana e inspektorëve përkatës do të shqyrtohen aplikimet, kërkesat për kompensimin e pasurive, pronë private të zëna me ndërtime informale. Baza ligjore: – VKM Nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e proçedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: – Dëshmia e trashëgimisë për qytetarët përfitues; – Prokurë e posacme ku si tagër i nevojshëm të jetë e drejta për të tërhequr vlerën financiare; – Vërtetim bankar i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë; – Mandat pagesë
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portal; – Zgjidhni shërbimin “Aplikim për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale (ALUIZNI)”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara; – Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; – Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit, si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
90 ditë pune
Kostot
Kosto e aplikimit 2000 lekë
5.APLIKIM PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14278
Ky shërbim i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për të përfituar vetëm kompensim financiar në masën 20%, 30% ose 40% të vlerësimit të vendimit, që u ka njohur të drejtën për kompensim të pronës, dhe njëkohësisht duke hequr dorë nga pjesa tjetër e këtij vlerësimi. Qytetarët, që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, mund të përfitojnë nga fondi përkatës, si më poshtë: a) kur qytetari kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; b) kur qytetari kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vitesh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; c) kur qytetari kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vitesh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Nga ana e inspektorëve përkatës do të shqyrtohen aplikimet/kërkesat e subjekteve per nje nga format e zgjedhura prej tyre te kompensimit financiar me kerkese te vecante . Baza ligjore: – Ligjin nr.133/2015 dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të proçedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: – Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore si dhe nëse këto subjekte kanë qënë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimimin e vendimit për të cilin aplikojnë – Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ndarjes së tokës bujqësore, si dhe nëse kanë përfituar kompensim fizik për vendimin për të cilin po aplikon – Dëshmi trashëgimie, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtareve – Prokurë e nënshkruar nga te gjithë trashëgimtaret e ligjshëm ku si tagër i nevojshëm te jete e drejta për te tërhequr vlerën financiare ne emër te tyre, si dhe e drejta për të aplikuar për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për 20%, 30% ose 40% të vlerës financiare, duke hequr dorë nga pjesa tjetër – Konfirmimin nga ASHK përkatëse mbi gjëndjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes – Vërtetim për numrin e llogarisë bankare – Mandat pagesë
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portal; – Zgjidhni shërbimin “Aplikim për kompensimin e pronave me kërkesë të veçantë”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara; – Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; – Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit, si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
180 ditë pune
Periudha e vlefshmërisë
Deri ne perfundimin e procedures se shqyrtimit administrativ te aplikimit/dokumentacionit te paraqitur, dhe marrjes se nje vendimi nga ATP.
Kostot
Kosto e aplikimit 2000 lekë, sipas mandat pagesës përkatëse.
6.APLIKIM PËR LËSHIM KOPJE DOKUMENTACIONI
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14276
Subjektet që kanë një dosje pranë ATP dhe i nevojitet kopje e dokumentacionit që gjendet në dosjet e tyre mund te dërgojnë kërkesë tek portali e-albania, sherbimi Aplikim per leshim kopje dokumentacioni sipas linkut te meposhtem.
Dokumentacioni që duhet te paraqisni;
Prokurë përfaqësimi;
Dëshmi trashëgimie;
Çdo dokument tjetër të nevojshëm për të provuar interesin e ligjshëm;
Procedura e ofrimit të shërbimit;
-Identifikohuni si qytetar në portal;
– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për lëshim kopje dokumentacioni”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
-Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikuara;
– Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
– Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit, si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.
Afati ;
Në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”, neni 15, koha e nevojshme e marrjes se sherbimit ne rastet kur subjekti legjitimohet, eshte 30 ditë pune nga dita e marrjes së Aplikimit online, periudha e vlefshmerise se kerkeses eshte 10 dite pune
Kosto;
Sipas Urdhrit të Përbashkët Nr. 6445/3, datë 09.01.2017 “Për Miratimin e tarifave zyrtare që do të zbatohen nga ATP për shërbimet e ofruara prej saj”, tarifa për shërbimin e ofruar deri në 100 fletë është 20 lekë/fletë. Tarifa për shërbimin mbi 100 fletë është 3000 lekë. Në bazë të Udhëzimit Nr. 9, datë 20.07.2018 për Procedurën Standarte të Zbatimit të Buxhetit pika 212 arkëtimet mbi 1000 lekë paguhen nëpërmjet sistemit bankar.
7.APLIKIM PËR STATUSIN DHE PROBLEMATIKAT E SHQYRTIMIT TË DOSJES
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12413
Shërbim elektronik “Kërkesë për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes” u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë online kërkesën për të marrë informacion në lidhje me ecurinë e shqyrtimit të dosjeve të ndjekura nga Agjencia e Trajtimit të Pronave(ATP). Pas dërgimit të aplikimit, specialisti i Zyrës Juridike, pranë ATP-së, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues nëse ka. Në rastin kur kërkesa është e rregullt, specialisti përpilon përgjigjen për kërkesën e aplikantit dhe ia dërgon me e-mail , si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania. Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt dhe nuk pranohet, aplikanti njoftohet për këtë fakt me anë të e-mail.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: – Dokumentacion legjitimues si Dëshmi Trashëgimie dhe/ose Prokure, sipas rastit ( Ky dokumentacion është i nevojshëm në rastet kur duhet provuar interesi i ligjshëm në cilësinë e personit të interesuar në këtë kërkim) – Kopje e Vendimit nga ish AKKP,nëse qytetari e disponon – Dokumentacion shtesë, nëse është e nevojshme
Hapat e procedurës
– Logohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes”; – Plotësoni te dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumente plotësuese nëse është e nevojshme; – Klikoni butonin “Dërgo”; – Inspektori i Sektorit Përkates, pranë ATP-së, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues nëse ka dhe përpilon përgjigjen duke ia dërguar aplikantit pergjigjen me e-mail , si dhe tek “Hapësira ime” në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë
Kostot
Pa pagesë