Njoftim për shtyp 10/11/2016

Marr shkas nga njoftimi i bërë dje publik, nga ana e Gjykatës Kushtetuese mbi “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vetëm dy pikave të nenit 6 të ligjit nr. 133/2015

“Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, duke lënë në fuqi si të pajtueshme me kushtetutën të të gjitha dispozitave të tjera të ligjit të ri;

Sqaroj opinionin publik se bazuar në këtë njoftim:

  • Formula e re e vlerësimit të pronave nuk ndryshon.
  • Konfirmohet qëndrimi i përsëritur i qeverisë se aty ku prona është e lirë i kompensohet fizikisht e plotë pronarëve, natyrisht e vlerësuar sipas ligjit të ri.

Shfuqizimi i pikës 3 të nenit 6 nuk sjell asnjë pasojë lidhur me metodologjinë e vlerësimit financiar të pronave të njohura për kompensim deri më sot. Kompensimi i pronarëve do të vijojë sikurse është nisur që në fillim të këtij procesi pa cënuar asnjë element të vlerësimeve të bëra publike deri më tani.

Marrja dijeni mbi shfuqizimin e pikës 5 të nenit 6 të ligjit, e vendos ligjin përpara cënimit të parimit kushtetues të trajtimit të barabartë të pronarëve përpara ligjit, vetëm përsa u përket pronave të cilave u ka ndryshuar zëri kadastral i pronës nga origjina deri më sot, pasi pronarët që kompensohen vlerësimi u bëhet në zërin e origjinës ndërsa pronarët që perfitojnë kompensimin fizik në pronën e njohur e perfitojnë të plotë në zërin aktual.

Jemi shumë të interesuar në këtë pikë, të njihemi me arsyetimin që do të bëjë Gjykata Kushtetuese në zbardhjen e këtij vendimi, sidomos mbas opinionit pozitiv të Komisionit të Venecias mbi ligjin e trajtimit të pronave dhe përfundimit të procesit të kompensimit. Vetëm nëpërmjet leximit të arsyetimit që Gjykata do të bëjë, do të kuptohet edhe nëse do të ketë apo jo ndërhyrje të tjera në ligj.

Puna vazhdon.

Duke Ju falenderuar për vëmendjen,

Me respekt

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO