Në zbatim të programit të Qeverisë dhe të vendimit pilot “Manushaqe Puto” këtë javë u zhvilluan seanca intensive konsultimi me ekspertët ndërkombëtarë nga Këshilli i Europës
për rishikimin e ligjit dhe akteve nënligjore mbi çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronës.
Qeveria shqiptare është zotuar ta mbyllë këtë proces brenda një afati të arsyeshëm duke gjetur një mënyre të drejtë, efektive dhe realiste.
Grupi ndërsektorial i punës i përberë nga AKKP, Avokatura e Shtetit së bashku me ekspertet e Këshillit të Europës dhe të Bankës Botërore zhvilluan takime pune me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, Financës, Ekonomisë si dhe ZRPP- së për të gjetur një zgjidhje të drejtë të bazuar në parimet e kushtetutës shqiptare, për një shpërblim të drejtë për pronarët dhe real për buxhetin e shtetit në përputhje me Konventën e të Drejtave të Njeriut.
“Është një sfidë e madhe që keni marrë përsipër” , u shpreh eksperti i KiE , Z. Mcbride, “por ka ardhur momenti që ky proces të zgjidhet përfundimisht, duke siguruar të drejtën e pronësisë dhe të drejtën për të pasur gjykim të drejtë”.
Grupi i punës nëpërmjet një analize të detajuar tekniko ligjore të të dhënave qe disponon Agjencia ka dhënë një kontribut të madh në hartimin e projekt ligjit të ri .
AKKP duke marrë duke marrë në konsideratë rekomandimet e nxjerra si nga konsultimet e vazhdueshme me grupet e interesit, konstitucionalistë dhe ekspertët ndërkombëtarë së shpejti do të paraqesë pranë Ministrisë së Drejtësisë draft ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës.