Urdhër Nr.224 14/10/2015

Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale, që përfitojnë kompensim

 Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, të ndryshuar, të pikës 11, të VKM nr.256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, pas miratimit të 15 (pesëmbëdhjetë) të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale,

Urdhëroj :

Publikimin e listës për 15 (pesëmbëdhjetë) kërkesa, nga të cilat 13 (trembëdhjetë) kërkesa
përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i kompensimit në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse dhe 2 (dy) kërkesa përfiton nga kësti i katërt i kompensimit në të holla prej 10% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale. Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij urdhëri.

 

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Urdher_224_14-10-2015