Postuar më: 15/04/2016

Deklaratë për shtyp

Agjencia e Trajtimit të Pronave në kuadër të  shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët  e pasurive të paluajtshme

pronë private, që preken nga ndërtimet informale, falë punës intensive të stafit të ATP-së dhe me mbështetjen e qeverisë, ka arritur të rrisë masën e kompensimit/shpërblimit për pronarët prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale.

Deri ne vitin 2013 shpërblimi për këto pronarë ka qenë në masën 57 % të vlerës së miratuar. Tashmë falë fondeve të akorduara nga Buxheti i Shtetit kemi arritur te rrisim masën e shpërblimit nga 57% në 70 % të vlerës së miratuar. 

Në vijim ATP angazhohet se do të punoje për të arritur objektivin që brenda nje afati të arsyeshëm të arrihet në 100 % masa e shpërblimit, duke përmbyllur në këtë mënyrë një proces mjaft të rëndësishëm. Objektivi i qeverisë dhe i ATP-së është kryerja paralelisht e dy proceseve shumë të rëndësishme atë të nisur tashmë nga ALUIZNI për legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe i kompensimit të pronarëve prona e të cilëve preket nga këto ndërtime nga ana tjetër.

ATP ka bërë verifikimet përkatëse dhe ka përpunuar të dhënat për ata pronarë që kanë përfituar deri më sot 57 % duke miratuar permes ketij procesi dhe rritjen e masës së kompensimit/shpërblimit me 13 %. 

Nga ky proces do të përfitojnë menjeherë shperblimin 1487 aplikime me vlerë totale 1,052,503,131 (një miliard e pesëdhjetë e dy milion e pesëqind e tre mijë e njëqind e tridhjet e një) lekë.

Ndërsa për pronarët të cilëve u është miratuar vlera e shpërblimit në VKM-të përkatëse,  dhe do të aplikojnë për herë të pare në vijim do të përfitojnë një masë kompensimi/shpërblimi prej 70 % të vlerës së miratuar.

Ky fond që shpërndahet sot permes ketij procesi, nuk prek fondin special të akorduar për kompensimin e pronarëve që disponojnë vendime të ish-KKKP-ve, ish-ZRKKP-ve apo ish-AKKP-së, por është një fond i vecante i krijuar nga të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, sipas ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 për “Legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar). 

Faleminderit

Drejtor i përgjithshëm

Sonila QATO

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.