Drejt zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes se prones

Zëvendës Kryeministri Z.Niko Peleshi zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës Thorbjørn Jagland.

Z.Peleshi u shpreh se ky bashkëpunim i ngushtë është një garanci drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes së pronave.
Z. Jagland në deklaratën e tij për shtyp u shpreh se “ Z. Peleshi theksoi angazhimin e Qeverisë për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronës për subjektet e shpronësuar nga regjimi komunist sipas Vendimit Pilot të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ai më informoi për draft skemën e kompensimit e bazuar në një llogaritje të faturës aktuale dhe mundësive financiare të shtetit , kjo skemë është përgatitur në bashkëpunim me ekspertë të Këshillit të Evropës dhe më siguroi se draft ligji për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës është tashmë në proces finalizimi. Procesi parashikohet të zgjasë për një periudhe 10 vjeçare.

E mirëprita informacionin e dhënë , veçanërisht sepse vlera totale arrin shifra në miliarda Euro. E përgezova Zëvendës Kryeministrin për angazhimin e tij për të implementuar vendime të Gjykatës dhe I ofrova ekspertizën e Këshillit të Evropës për fazën e implementimit të skemës”, u shpreh Sekretari I Përgjithshëm I Këshillit të Evropës, Z.Jagland.