Kallëzime penale : Tjetërsim prone

AKKP do  te kallëzoje çdo rast falsifikimi te dokumenteve me qellim tjetërsimin e pronës.

Në zbatim të Akt-Marrëveshjes nr. 2981 prot. datë 29.08.2015 të nënshkruar midis Institucionit të AKKP-së, Prokurorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Avokaturës së Shtetit, bazuar në bashkëpunimin intensiv për t’i dhënë përgjigje abuzimit, përfitimit korruptiv dhe tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit , AKKP ka bere 12 kallëzime penale .

Kallëzim për anëtaret e ish KVKKP Vlorë dhe për ish drejtorin e ZRKKP Qarku Vlorë për konsumimin e veprës penale “Shpërdorim Detyre”.

Gjithashtu për një tjetër rast , është ushtruar kallëzim penal për anëtaret e Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit të pronave Vlore për veprën penale “Shpërdorim detyre” , nëpërmjet këtyre veprave punonjësit e shtetit kane ndikuar dhe kane bere te mundur tjetërsimin e pronave.

Sipas rekomandimeve te Task -Forcës për Qarkun e Vlorës , për Verifikimin Ligjshmërisë dhe Mënyrës se Tjetërsimit te Pronave te Paluajtshme Shtetërore , si dhe denoncimeve te qytetareve AKKP ka bere kallëzime penale për 10 shtetas ne Qarkun e Vlorës për veprat penale “‘ falsifikim te dokumenteve, përdorim te dokumenteve te falsifikuar dhe pastrimit te produkteve te veprës penale” vepra këto të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 te Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

AKKP gjatë procesit të nisur për identifikimin e pronës shtet si fond për kompensimin fizik të pronarëve dhe misionit për të përmbyllur këtë proces te tej zgjatur në favor të zbatimit të vendimeve përfundimtare për kompensimin e pronareve është e angazhuar seriozisht në verifikimin dhe hetimin administrativ të të gjitha atyre rasteve ku konstatohet vjedhje dhe abuzim me pronën shtet në favor të personave që kanë përdorur dokumente të falsifikuara për tjetërsimin e kësaj prone.