Komiteti i Ministrave vlerëson skemën e re të kompensimit të pronave

Sot, në datë 09.12.2015, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut miratoi një vendim për hapat e ndermarra nga Shqipëria në kuadër të zbatimit të vendimit pilot të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut “Manushaqe Puto etj kundër Shqiperisë”;

Komiteti i Ministrave vlerëson skemën e re të kompensimit të pronave të parashikuar nga ligji i ri “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”,si një hap tepër pozitiv drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes së tejzgjatur të kthimit dhe kompensimit të pronave, për pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist.

Vendet që morrën fjalën vlerësuan përpjekjet madhore dhe angazhimin tejet serioz të Qeverisë shqiptare në paraqitjen e një zgjidhjeje për këtë problem duke e ftuar shtetin të vazhdojë këtë proces të nisur dhe të mbajë të njoftuar vendet anëtare mbi hyrjen në fuqi dhe implementimin e tij.