Marrëveshje ndërinstitucionale bashkëpunimi.Fund vjedhjes së pronës me falsifikime

Marreveshja nderinstitucionale mes Agjencise se  Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Prokurorise se  Përgjithshme, Policise se  Shtetit dhe  Avokatures se Përgjithshme te  Shtetit, u neshkrua gjate nje  konference te zhvilluar ne Vlorë, ku u njoftua edhe nisja e veprimit ndërinstitucional, bazuar në bashkëpunimin intensiv që garanton kjo marrëveshje, për t’i dhënë përgjigje abuzimit, përfitimit korruptiv dhe tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit.

{imageshow sl=3 sc=3 w=100% h=600 /} Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, Znj. Sonila Qato në fjalën e saj u shpreh:
Ka qenë një shqetësim i përbashkët, për të gjitha institucionet që përfaqësojmë, deshimtë e qarta dhe faktet e shumta të konstatuara nga ana jonë, në lidhje me një fenomen shumë shqetësues, ai i fitimit të pronësisë përmes dokumentave të falsifikuara, si dhe abuzimi i bërë përmes shkeljeve të ligjeve në fuqi për të përfituar pa të drejtë tjetërsimin e pronës publike.
Bazuar në konstatimin nga ana e rasteve përkatëse, ankesave dhe denoncimeve të bëra nga qytetarët dhe institucionet apo Task- forca e ngritur për këtë qëllim, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ka realizuar rreth 40 kallëzime penale ne Prokurori, duke vënë në dispozicion të këtij organi çdo fakt të vërtetuar nga ana jonë dhe çdo burim prove që vlen për hetimin e plote të këtyre çeshtjeve. Por, ajo çfarë është nënvizuar nga ana jonë si shumë serioze ,është fakti që numri i rasteve ku është vërtetuar përdorimi i dokumentave të fallsifikuara sapo vjen e po rritet.
Ky fenomen kërkon me doemos rritjen e shkallës së ndërveprimit ndërinstitucional për një funksionim sa më efektiv të bashkëpunimit dhe veprimtarisë së përditshme të institucioneve që drejtojmë.
Gjatë punës së përditshme, stafi i AKKP-së konstaton raste të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme shtetërore me anë të falsifikimit të dokumentave, nga ana e subjekteve të ndryshme, duke synuar përfitimin në mënyrë të padrejtë të kësaj pasurie si edhe rishitjes së saj.
Përgjithësisht rastet e falsifikimit të dokumentave kanë të bëjnë me ndërhyrjet në dokumentat arkivor, hipotekor, kadastral dhe vendimet e ish-KKKP-ve, ZRKKKP-ve.

Falsifikimi i dokumentave konsiston në:
– ndryshimin e siperfaqeve,
– zmadhimin,
– keq pozicionimin,
– ndërhyrjen në aktin administrativ të njohjes së pronësisë,
– raste të përpilimit të akteve, jo nga organi kompetent por nga vete subjektet,
– dhe raste flagrante të dhënies së Vendimeve të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kundërshtim me ligjin, duke krijuar mbivendosje me titujt e mëparshëm të pronësisë.

Shumë prej rasteve të konstatuara mbartin elemente të veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave“, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Një pjese e këtyre veprave penale, edhe pse proçedurialisht janë parashkruar, për shkak të realizimit të tyre shumë vite më parë, vazhdojnë të sjellin anomali në trajtimin e pronës dhe sigurinë juridike të saj.
Ky problem shfaqet dukshëm jo vetëm në çështjet e kthimit dhe kompensimit të pronave por edhe në çështjet e regjistrimit e tyre dhe, transaksionet e kryera mbi këto prona të fituara në mënyrë të paligjshme. Këto fakte cënojnë rëndë pronën dhe qarkullimin e lirë të saj. Nënshkrimi I kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi midis, Prokurorit të Përgjithshëm, AKKP, Avokaturës së Shtetit dhe Policisë së Shtetit, nuk është gjë tjetër veçse intensifikim i veprimtarisë tonë të përbashkët, për të luftuar çdo rast i cili kërkon të përfitojë nga mungesa e vëmendjes dhe koherenca administrative në trajtimin e të gjitha rasteve abuzive me pronën shtetërore apo vjedhjen e pronës së tjetrit.

Askush nuk mund të flejë i qetë nëse ka përfituar një pronë pa të drejtë, përmes falsifikimit apo mashtrimit, vjedhjes dhe korrupsionit, mbasi ne jemi të vendosur të çojmë deri në fund zbardhjen e këtyre padrejtësive të bëra me pronën.
Vetë reforma që jemi duke ndërmarrë, në fushen e kthimit dhe kompensimit të pronave është një dëshmi e qartë se, abuzivizmit në çeshtjet që trajtojnë kthimin e pronës apo kompensimin e saj i ka ardhur fundi. Përmes kësaj marrëveshje, marrim përsipër të kryejmë me përgjegjësi, të gjitha veprimet paraprake administrative -hetimore për të deleguar apo kallëzuar çdo rast, si dhe çdo subjekt, i cili ka abuzuar me pronën dhe ka tjetërsuar me pa të drejtë çdo sipërfaqe toke të caktuar.
Por ajo që vlen të theksohet, është se kjo marrëveshje, garanton disponimin mbi provat materiale nga ana e Prokurorëve. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, i cili siguron asgjesimin dhe nxjerrjen nga qarkullimi të çdo dokumenti të falsifikuar, i cili apo përmes të cilit është fituar pronë në mënyrë të paligjshme.