NJ O F T I M P U B L I K PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE PËR KËSTET E MBETURA, SIPAS VKM-ve AKTUALISHT NË FUQI

NJ O F T I M    P U B L I K

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR

TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE PËR KËSTET E MBETURA, SIPAS VKM-ve AKTUALISHT NË FUQI

 

Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton:

 

  • Fillimin e procesit të shqyrtimit dhe verifikimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, për të gjitha dosjet e administruara pranë ATP-së që nga fillimi i procesit ATP, nga viti 2010 e në vijim,

 

  • ATP fton të gjithë subjektet përfitues/kërkues, të cilët kanë administruar dosje dhe janë trajtuar me 70% të vlerës së përgjithshme të miratuar në VKM, nëse ka ndryshime të rrethit të trashëgimtarëve (të depozitojnë dëshmitë e trashëgimive), kanë revokime prokurash, apo nëse kanë ndryshuar numrat e llogarive, t’i depozitojnë nëpërmjet shërbimit postar në adresën rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, dokumentacionin (origjinal/të njehsuar me origjinalin).

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

              Erion ÇAKA