NJ O F T I M PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË KATËRT DHE TË PESTË PËR SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR, ME KËRKESË TË VEÇANTË

NJ O F T I M

PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË KATËRT DHE TË PESTË PËR SUBJEKTET,

QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR, ME KËRKESË TË VEÇANTË

Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të katërt dhe të pestë, për 3 (tre) vendime të subjektit të shpronësuar Abdulla Keta, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë.

Vlera totale prej 14’646’626 (katërmbëdhjetë milion e gjashtëqind e dyzet e gjashtë mijë e gjashtëqind e njëzet e gjashtë) lekë, do të lëvrohet menjëherë, si këst i katërt dhe i pestë për 3 (tre) vendimet e subjekteve përfitues, në bazë të këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

                 DREJTOR I PËRGJITHSHËM

                             Geraldo DURDAJ

Perfituesit e kestit