NJ O F T I M PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS PËR SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR ME KËRKESË TË VEÇANTË GJATË VITEVE 2016-2018

NJ O F T I M

PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS PËR SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR ME KËRKESË TË VEÇANTË GJATË VITEVE 2016-2018

 

Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2019, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 70 (shtatëdhjetë) subjekte,  kanëpërfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 2016-2018, nga të cilët 1 (një) subjekt përfiton këstin e katërt, 10 (dhjetë) subjekte përfitojnëkëstin etretë dhe 59 (pesëdhjetë e nëntë) subjekte përfitojnë këstin e dytë.

 

Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë si këst i radhës për 70 (shtatëdhjetë)subjektet përfitues, është 257’842’178,19 (dyqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dyzet e dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë presje nëntëmbëdhjetë) lekë.

 

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Jonida BAÇI