Për shpërndarje fondi financiar dhe fondi fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 1 (një) aplikimi, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për pronat e njohura me vendimet e ish KKKP-ve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre aplikimeve është bërë sipas të gjitha kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).
Sa më sipër rezulton se për aplikimin e mësipërm, subjekti përfiton kompensim financiar dhe kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, sipas kritereve të përcaktuara në pikën 18 të VKM nr. 766 datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”.
– Vlera e kompensimit financiar që përfiton ky vendim është 464 908,8 (katërqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e tetë presje tetë) lekë.
– Sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 8376.7 m2
Gjithashtu njoftojmë se, të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.
Sqarojmë se, procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet.
ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).
Bashkëlidhur, lista e subjekteve që përfitojnë nga Fondi i Kompensimit të Pronave.
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Erion ÇAKA