NJ O F T I M PËR SHPËRNDARJE FONDI FIZIK DHE FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJE FONDI FIZIK DHE FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 04.09.2025, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim 100% financiar, dhe me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, si dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 9 (nëntë) aplikimeve për kompensim, nga të cilat:

 

  • Për 6 (gjashtë) aplikime për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

 

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 6 (gjashtë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 92 233 617,61 (nëntëdhjetë e dy million e dyqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë presje gjashtëdhjetë e një) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues si këst i pare, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit, për të cilën kanë aplikuar subjektet.

 

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 6 (gjashtë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 139 957 682,41 (njëqind e tridhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e dy presje dyzet e një) lekë.

 

  • Për 1 (një) aplikim për kompensim 100% financiar, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, pikat 16/6 gërma “c”, 16/7 dhe 21/1 të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

 

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtij aplikimi sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 245 845,40 (dyqind e dyzet e pesë mijë e tetëqind e dyzet e pesë presje dyzet) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues.

 

  • Për 1 (një) aplikim ka përfunduar procedura ligjore e shqyrtimit administrativ me formën e kompensimit 20% financiar dhe 80 % fizik, të 1 (një) aplikimi sipas listës bashkëlidhur, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, si dhe të Kreut III, pikat 16/6 dhe 16/7 të VKM-së nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

 

  • Vlera e fondit financiar që do të lëvrohet në favor të subjektit përfitues të 1 (një) aplikimi është në vlerën 10 000 000 (dhjetë milion) lekë, fond i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, sipas listës bashkëlidhur këtij urdhëri.

 

  • Fondi fizik nga fondi i ATP-së që i kompensohet subjekteve në masën 80% të vlerës së sipërfaqeve të trajtuara është 489 168 m² tokë bujqësore e ndodhur në zonën kadastrale të ndodhur në zonën kadastrale nr. 3665 fshati Udenisht,   pasurie 372, ZK. 3510 fshati Starje,  nr. pasurie 185,186,187,276/1, ZK. 3284 fshati Selenice, nr. pasurie 505, dhe ZK. 3510 fshati Starje, nr. pasurie 112/2, 112/3, 112/4, 112/5, 112/6, 119/3, 119/5.

 

Për 1 (një) aplikim ATP ka dalë me vendim për “Përfundimin e procedimit administrativ“ referuar kërkesave të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar

 

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve, bazohet në nenin 26, pika të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,” si dhe në nenet 90-95 të Kreut të XI të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

ERION ÇAKA

 

Lista e përfituesve