NJ O F T I M
PËR SHPËRNDARJE FONDI FIZIK DHE FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE,
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 31.03.2026, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim 100% financiar, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.
Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, si dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.
Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 11 (njëmbëdhjetë) aplikimeve për kompensim, nga të cilat:
- Për 9 (nëntë) aplikime për kompensim 100% financiar, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, pikat 16/6 gërma “c”, 16/7 dhe 21/1 të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtij aplikimi sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 5 697 697,68 (pesë milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë presje gjashtëdhjetë e tetë) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues.
Për 2 (dy) aplikime ATP ka dalë me vendim për “Përfundimin e procedimit administrativ“ referuar kërkesave të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar
Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve, bazohet në nenin 26, pika të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,” si dhe në nenet 90-95 të Kreut të XI të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
BENARD PALAJ



