NJ O F T I M PËR SHPËRNDARJE FONDIT FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONAVE

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJE FONDIT FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONAVE

 

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 07 / 11 / 2023, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të  2 ( dy) aplikimeve për kompensim sipas formave të parashikuara në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, VKM nr. 223, datë 23.03.2016, të ndryshuar, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit fizik e financiar të kompensimit që përfitohet, bazohet në nenin 16,  nenin 8, nenin 18, pika 2  të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, në Kreun III,  pikat 16/6, gërma “b”, 16/7 të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 2 (dy) aplikimeve për kompensim, nga të cilat:

Për një aplikim ATP ka miratuar me vendim pranimin pjesërisht të kërkesës dhe kompensimin financiar e fizik, vetëm për sipërfaqen e cila nuk paraqet mbivendosje, në përputhje me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, pikat 16/6 gërma “b”, 16/7 si dhe pikën 6 të KREUT I të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

Fondi financiar, në masën 20% të vlerës së sipërfaqes së trajtuar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë për subjektin përfitues të 1 (një) aplikimi  sipas kërkesës së paraqitur nga subjekti, është në vlerën 1,146,509.28 (një milion e njëqind e dyzet e gjashtë mijë e pesëqind e nëntë pikë njëzet e tetë) lekë, i cili do lëvrohet në llogarinë përkatëse bankare të subjektit kërkues.

Fondi fizik  nga fondi i ATP-së që i kompensohet subjektit në masën 80% të vlerës së sipërfaqes së trajtuar është 45,860.4 m tokë bujqësore e ndodhur në zonën kadastrale nr. 3010, Njësia Administrative Podgorie, Qyteti Maliq, Rrethi Korçë, me nr. pasurie 43.

Me lëvrimin e fondit financiar, dhe shpërndarjen e fondit fizik përfundon dhe procesi i kompensimit për sipërfaqen pa mbivendosje të vendimit objekt i këtij aplikimi.

Për sipërfaqen me mbivendosje ATP  ka vendosur depozitimin e vlerës prej 9,027,421.20 (nëntë milion e njëzet e shtatë mijë e katërqind e njëzet e njëzet) lekë që i përket sipërfaqes së mbivendosur në një llogari të veçantë bankare, e cila, pas zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, i paguhet subjektit në favor të të cilit është zgjidhur çështja.

Për  (një) aplikim ATP ka dalë me vendim për “Përfundimin e procedimit administrativ“ referuar kërkesave të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve, bazohet në nenin 26, pika të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,” si dhe në nenet 90-95 të Kreut të XI të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”..

Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë  dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlera financiare e miratuar do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Geraldo DURDAJ

 

Lista e Perfitueseve