Njoftim 01/12/2016

Për shpërndarje fondi financiar dhe fondi fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së

për kompensimin e pronave

 

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) ka vijuar punën për vlerësimin financiar të vendimeve përfundimtare, që kanë njohur të drejtën e kompensimit për vitet 1993 dhe 1994, duke i përditësuar dhe publikuar vazhdimisht ato në faqen zyrtare të internetit www.atp.gov.al dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare.

ATP njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 153 (njëqind e pesëdhjetë e tre) aplikimeve, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP-ve. Shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre aplikimeve është bërë sipas të gjitha kritereve të përcaktuar në ligjin nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se:

  • 4 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar me kërkesë të veçantë, sipas kritereve të përcaktuar në pikat 22, 23, 24, 25 dhe 26, të Kreut IV të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), nga të cilat:

–          2 aplikime, për dy vendime përkatësisht të vitit 2005 dhe vitit 2006, me kërkesë të veçantë përfitojnë kompensim financiar në masën 20% të vlerës së kompensimit, duke hequr dorë nga pjesa tjetëre kësaj vlere, sipas pikës 23, shkronja “a”, të Kreut IV të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016.

Vlera e përfituar si kompensim financiar për këto vendime do të përfitohet menjëherë.

Sipërfaqja e kompensuar, e njohur me këto vendime, është 209 988 (dyqind e nëntë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë) m2 (21 ha), e vlerësuar financiarisht 2 000 (dy mijë) mtokë truall dhe 207 988 (dyqind e shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë) m2 (20,8 ha) tokë bujqësore.

–          1 aplikim, për një vendim të vitit 1996, me kërkesë të veçantë përfiton kompensim financiar 30% të vlerës së kompensimit, duke hequr dorë nga pjesa tjetëre kësaj vlere, sipas pikës 23, shkronja “b”, të Kreut IV të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016.

Vlera e përfituar si kompensim financiar për këtë vendim do të ndahet në 3 këste nga 10% çdo vit.

Sipërfaqja e kompensuar, e njohur me këtë vendim, është 169 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) m2, e vlerësuar financiarisht tokë truall.

–          1 aplikim, për një vendim të vitit 1999, me kërkesë të veçantë përfiton kompensim financiar 40% te vleres se kompensimit duke hequr dorë nga pjesa tjetëre kësaj vlere, sipas pikës 23, shkronja “c”, të Kreut IV të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016.

Vlera e përfituar si kompensim financiar për këtë vendim do të ndahet në 5 këste nga 8% çdo vit.

Sipërfaqja e kompensuar, e njohur me këtë vendim, është 32 925 (tridhjetë e dy mijë e nëntëqind e njëzet e pesë) m2 (3,3 ha), e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore.

Vlera totale e kompensimit financiar, që përfitojnë këto 4 vendime, është 20 347 792 (njëzet milion e treqind e dyzet e shtatë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë.

Sipërfaqja totale e kompensuar, e njohur me këto 4 vendime, është 2 169 (dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) m2, e vlerësuar financiarisht tokë truall, dhe 240 913 (dyqind e dyzet mijë e nëntëqind e trembëdhjetë) m2 (24,1 ha), e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore.

  • 38 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, sipas kritereve të përcaktuara në pikat 17 dhe 19 të Kreut III të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), nga të cilat:

–     8 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së.

Sipërfaqja e njohur për kompensim me këto 8 vendime është:

–           9 856 (nëntë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e gjashtë) m2, e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore (9,8 ha), dhe

–          8 015 (tetë mijë e pesëmbëdhjetë) m2, e vlerësuar financiarisht tokë truall.

Për5 nga këto 8 aplikimet e mësipërme, pjesa e mbetur nga vlerësimi ivendimitpërfundimtar të tyre,kompensohet fizikisht nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së,sipas shkronjës “a”, të pikës 1,të nenit 8, të ligjit nr. 133/2015.

Sipërfaqja që përfitojnë këto vendime si kompensim fizik nga fondi i tokës, është 471 935 (katërqind e shtatëdhjetë e një mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë) m2 (47,2 ha), tokë bujqësore.

–     4 aplikime, vendimet e të cilëve nuk përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së,  për shkak se vlerësimi financiar i sipërfaqeve të përfituara nga ligji 7501 datë 19.07.1991 “Për Tokën” rezulton më i madh në krahasim me vlerësimin financiar të vendimit për kompensim të subjekteve përfitues.

Sipërfaqja e njohur për kompensim me këto vendime, e cila konsiderohet e kompensuar, është 22 904 (njëzet e dy mijë e nëntëqind e katër) m2 (2,3 ha), e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore.

–     Për 7 aplikime, vendimet e të cilëve përfitonin kompensim fizik, është vendosur përfundimi i procedimit administrativ, për arsye se subjektet kanë hequr dorë nga aplikimi për kompensim fizik.

Sipërfaqja e njohur për kompensim me këto vendime, është 39 442 (tridhjetë e nëntë mijë e katërqind e dyzet e dy) m2 (3,9 ha), e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore.

–     Për pjesën tjetër të këtyre aplikimeve, vazhdon procesi i shqyrtimit deri në plotësimin e mangësive të dokumentacionit nga ana e subjekteve, të cilët janë njoftuar për t’u paraqitur pranë ATP-së.

  • 118 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar, sipas kritereve të përcaktuar në pikën 18 të Kreut III të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Vlera e kompensimit financiar që përfitojnë këto vendime është 960 980 256 (nëntëqind e gjashtëdhjetë milion e nëntëqind e tetëdhjetë mijë e dyqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.

Sipërfaqja e kompensuar, e njohur me këto vendime, është 89 177 (tetëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) m2 (8.9 ha), e vlerësuar financiarisht tokë truall.

Në përmbledhje të sa më sipër:

  • Vlera e fondit financiar të shpërndarë është 976 832 693 (nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milion e tetëqind e tridhjetë e dy mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre) lekë.
  • Sipërfaqja e kompensuar, e njohur me vendimet e aplikimeve të shqyrtuara, është:

–          99 361 (nëntëdhjetë e nëntë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) m2 (10 ha), e vlerësuar financiarisht tokë truall.

–          313 115 (treqind e trembëdhjetë mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) m2 (31,3 ha), e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore.

  • Sipërfaqja e shpërndarë nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së për kompensim fizik është 471 935 (katërqind e shtatëdhjetë e një mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë) m2 (47,2 ha), tokë bujqësore.

Në zbatim të kuadrit të ri ligjor, të hyrë në fuqi në vitin 2016, si dhe njëkohësisht falë sistemit të ri WEB-GIS që po implementohet me shumë efikasitet nga ATP, për aplikimet e shqyrtuara deri më tani janë evidentuar 3 raste me mbivendosje të sipërfaqeve të njohura për kompensim me vendime të ndryshme të ish KKKP-ve. Për këto raste të evidentuara me mbivendosje të së drejtës për kompensim, ATP ka vijuar procedurat për ekzekutimin e vendimit në pjesët që nuk kanë mbivendosje. Për pjesën që është me mbivendosje, Agjencia ka depozituar vlerën përkatëse në një llogari të veçantë bankare, e cila, pas zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, me marrëveshje me njëri- tjetrin ose në rrugë gjyqësore, do t’i paguhet subjektit, sipas përcaktimeve në nenin 18të ligjit nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Gjithashtu njoftojmë se, të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.

Sqarojmë se, procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993 dhe 1994, është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet.

ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Vlen për t’u theksuar fakti se, referuar kuadrit të vjetër ligjor, rezulton se gjatë 9 proceseve të mëparshme për kompensimin e pronës të realizuara nga ish-AKKP (sot ATP) gjatë viteve 2005-2014, sipërfaqja e kompensuar financiarisht është 159 016,56 m2 tokë truall (15,9 ha) dhe vlera totale e fondit të kompensimit financiar të shpërndarë është 4 373 640 814 (katër miliard e treqind e shtatëdhjetë e tre milion e gjashtëqind e dyzet mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë.

Ndërsa, referuar kuadrit të ri ligjor, të hyrë në fuqi në vitin 2016, rezulton se ATP deri më tani ka shpërndarë një fond prej 1 522 149 306 (një miliard e pesëqind e njëzet e dy milion e njëqind e dyzet e nëntë mijë e treqind e gjashtë) lekë dhe ka shpërndarë nga fondi fizik në dispozicion të ATP-së një sipërfaqe prej 584 571 m2 (58,5 ha), tokë bujqësore.

Me fondin financiar dhe fizik të mësipërm, janë kompensuar përfundimisht vendime të ish KKKP-ve, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimit për sipërfaqet si më poshtë:

–          tokë truall 131 500 m2 (13,2 ha)

–          tokë bujqësore 313 115 m2 (31,3 ha).

Duhet theksuar se, me kuadrin e vjetër ligjor nuk është bërë kurrë më parë kompensim fizik nga fondi i tokës, ndërsa me kuadrin e ri ligjor, ATP ka shpërndarë një fond toke prej 58,5 ha, duke konfirmuar efiçencën e zbatimit të ligjit të ri për realizimin e procedurave të kompensimit fizik.

Si konkluzion, duhet theksuar se, përgjatë 3 muajve pune intensive, ATP ka arritur të kompensojë përfundimisht një sipërfaqe prej 13,2 ha truall (ose e thënë ndryshe gati 90% të sipërfaqes së kompensuar gjatë 9 proceseve të mëparshme) dhe 31,3 ha tokë bujqësore (aspak kompensuar gjatë 9 proceseve të mëparshme). Ndërsa fondi financiar i shpërndarë vetëm gjatë 3 muajve me kuadrin e ri ligjor (1 522 149 306 lekë), krahasuar me fondin financiar (4 373 640 814 lekë), të shpërndarë në total për 9 proceset e mëparshme gjatë viteve 2005-2014, për kompensimin e pronës sipas kuadrit të vjetër ligjor, rezulton të jetë pak më tepër se 1/3 e këtij fondi, gjë që konfirmon përsëri efiçencën e zbatimit të ligjit të ri për realizimin e procedurave të kompensimit financiar.

Bashkëlidhur, lista e subjekteve që përfitojnë nga Fondi i Kompensimit të Pronave.——– <Lista 01-12-2016>

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO