Postuar më: 07/10/2016

Njoftim 07/10/2016

Me qëllim sqarimin e subjekteve të cilët kanë një vlerësim përfundimtar të vendimeve për kompensim dhe që kanë aplikuar apo do të aplikojnë në vijim pranë ATP-së

për t’u trajtuar nga fondi financiar apo fizik, bëjmë me dije se me vendimin e Këshilit të Ministrave nr.685, datë 28.09.2016 janë miratuar disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Këshillit të Ministrave nr.223, datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, në vijim të gjithë subjektet që kanë aplikuar, duhet të depozitojnë pranë ATP-së dokumentat si më poshtë:

–        Deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar (të cilët përfaqësojnë vullnetin e të gjithë trashëgimtarëve), përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qënë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit për të cilin ata aplikojnë.

–            Deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar / përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar (të cilët përfaqësojnë vullnetin e të gjithë trashëgimtarëve), përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore, si dhe nga kompensimi fizik për vendimin me anë të të cilit aplikojnë.

Gjithashtu aplikuesit duhet të sjellin të saktë konfirmimin për gjëndjen juridike të lëshuar nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, i cili duhet të përmbajë informacion të plotë për të gjithë numrat e pasurive që përfshihen brenda pronës së njohur për kompensim.

Bashkëlidhur formulari i aplikimit dhe lista e dokumentave:

 

1-FORMULARI i ndryshuar sipas vkm

2-Dokumentat qe duhen paraqitur

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.