Postuar më: 23/02/2016

Njoftim

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se, në mbështetje të pikës 11, të VKM nr.383, datë 19.05.2010

 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, ka përcaktuar dhe do të realizojë shpërndarjen e një kësti të ri kompensimi (këstit të pestë) i vlerësuar në masën 13% të vlerës së përgjithshme të miratuar me VKM nr.1453 datë 05.11.2008, VKM nr.1655 datë 24.12.2008, VKM nr.204 datë 19.12.2009, VKM nr.616 datë 11.06.2009, VKM nr.1039 datë 14.10.2009, VKM nr.389 datë 19.05.2010, VKM nr.120 datë 17.02.2011, VKM nr.900 datë 06.12.2011, VKM nr.514 datë 01.08.2012, VKM nr.901 datë 12.12.2012, VKM nr.105 datë 23.01.2013, VKM nr.435 datë 24.04.2013, VKM nr.494 datë 19.06.2013, VKM nr.685 datë 16.08.2013, VKM nr.760 datë 05.09.2013, VKM nr.869 datë 10.12.2014, VKM nr.134 datë 12.02.2015, VKM nr.258 datë 25.03.2015, VKM nr.449 datë 27.05.2015, VKM nr.616 datë 07.07.2015, VKM nr.801 datë 30.09.2015 dhe VKM nr.910 datë 11.11.2015 “Për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”.

AKKP, mbështetur në fondin aktual, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, në zërin për shpërblimin e pronave private që preken nga ndërtimet informale, hap këstin e pestë i cili do të shpërndahet në mënyre proporcionale, në masën 13% të vlerës totale të shpërblimit të përcaktuar në VKM-të e miratuara. Ky këst dhe vlera përkatëse do u shpërndahet pronareve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme pronë private të cilat janë prekur nga ndërtimet informale dhe miratuar masa e shpërblimit përkatës me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Vlera proporcionale e këstit të pestë në masën 13% të vlerës totale të shpërblimit të miratuar me VKM-të e mësipërme, e cila do të shpërndahet për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, është 1 715 417 769,06 (një miliard e shtatë qind e pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë presje zero gjashtë) lekë.
Ketë këst të ri do ta përfitojnë menjëherë, në mënyre proporcionale, 4150 subjekte të cilët kanë aplikuar dhe aktualisht kanë përfituar katër këstet e para të kompensimit ose 57% e vlerës së miratuar të shpërblimit në VKM-të përkatëse.

Kësti i ri në masën 13% e vlerës totale të masës së shpërblimit të miratuar në 22 VKM-të e miratuara për “Për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale” e rrit masën e kompensimit nga 57% të aplikuar deri më sot në masën 70%.

Nga ky proces do të përfitojnë edhe 2300 subjekte përfitues të cilët kanë aplikuar së fundmi apo do të aplikojnë në vijim të cilët do të përfitojnë menjëherë masën 70 % të vlerës së shpërblimit të miratuar në VKM-të përkatëse.

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.