Njoftim 28/03/2017

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 223 datë 23.03.2016

 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) ka vijuar punën për vlerësimin financiar të vendimeve përfundimtare, që kanë njohur të drejtën e kompensimit për vitet 1993 dhe 1994, duke i përditësuar  dhe publikuar vazhdimisht ato në faqen zyrtare të internetit www.atp.gov.al dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare.

ATP njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 47 (dyzet e shtatë) aplikimeve  me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP-ve. Shqyrtimi dhe vlerësimi  i këtyre aplikimeve është bërë sipas të gjitha kritereve të përcaktuar në ligjin nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe VKM – në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se:

–           7 aplikime, vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, sipas kritereve të përcaktuara në pikat 17 dhe 19 të Kreut III të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

–           Për 2 aplikime, është vendosur përfundimi i procedimit administrativ,

–           44 aplikime,  vendimet e të cilëve përfitojnë kompensim financiar, sipas kritereve të përcaktuara në pikat 18 të Kreut III të VKM-së nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

Vlera e kompensimit financiar që përfitojnë këto vendime është  724 775 091 (shtatëqind e njëzet e katër milion e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e nëntëdhjetë e një) lekë.

Në përmbledhje të sa më sipër:

–          Vlera e fondit financiar të shpërndarë është 724 775 091 (shtatëqind e njëzet e katër milion e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e nëntëdhjetë e një) lekë.

–          Sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 114.6 ha.

Gjithashtu njoftojmë se , të gjithë subjektet,  të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.

Sqarojmë se, procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993 dhe 1994, është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet.

ATP fton të gjithë subjektet të cilëve iu është vlerësuar financiarisht vendimi përfundimtar, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

Bashkëlidhur lista e subjekteve përfituese. <<Shiko>>

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO