NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË VLERËSIMIT FINANCIAR TË VENDIMEVE PËR KOMPENSIM, MË DATË 23.02.2019

NJOFTIM

MBI PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË VLERËSIMIT FINANCIAR TË VENDIMEVE PËR KOMPENSIM, MË DATË 23.02.2019

Agjencia e Trajtimit të Pronave në zbatim të Ligjit Nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” është institucioni i ngarkuar për zbatimin e këtij Ligji.

Ligji 133/2015, në nenin 15 të tij përcakton se:

1. Brenda një afati 3-vjeçar nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe sipas përcaktimeve të tij, ATP-ja, vlerëson vetëm financiarisht, të gjitha vendimet përfundimtare të pavlerësuara që kanë njohur të drejtën e kompensimit.

2. Nëse ATP-ja nuk përmbush brenda këtij afati 3-vjeçar detyrimin, sipas pikës 1, të këtij neni, subjektit i lind e drejta t’i drejtohen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë për të kërkuar vlerësimin financiar, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

Sipas përcaktimeve të nenit 15 të ligjit, afati i vlerësimit të vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën për kompensim nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave përfundonmë datën 23.02.2019.

Sa më sipër , Agjencia e Trajtimit të Pronave, me anë të këtij njoftimi informon subjektet e interesuara përmbylljen e procesit të vlerësimit financiar të vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimit.

Gjithashtu, Agjencia e Trajtimit të Pronave është e gatshme për cdo informacion apo paqartësi, ju fton të paraqiteni pranë sporteleve të institucionit.

                                                                      DREJTOR I PËRGJITHSHËM

                                                                                                   Jonida Baçi