Mbi proçesin e kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale
Nga fillimi ne vitin 2008 i procesit te kompensimit te pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale, e deri me tani janë miratuar gjithsej 37 VKM per kete qellim.
Nr. | Nr. dhe Dt. e VKM-se |
1 | VKM Nr.1453 Dt.05.11.2008 |
2 | VKM Nr.1655 Dt.24.12.2008 |
3 | VKM Nr.204 Dt.19.02.2009 |
4 | VKM Nr.616 Dt.11.06.2009 |
5 | VKM Nr.1039 Dt.14.10.2009 |
6 | VKM Nr.389 Dt.19.05.2010 |
7 | VKM Nr.120 Dt.17.02.2011 |
8 | VKM Nr.900 Dt.06.12.2011 |
9 | VKM Nr.514 Dt.01.08.2012 |
10 | VKM Nr.901 Dt.12.12.2012 |
11 | VKM Nr.105 Dt.23.01.2013 |
12 | VKM Nr.435 Dt.24.04.2013 |
13 | VKM Nr.494 Dt.19.06.2013 |
14 | VKM Nr.685 Dt.16.08.2013 |
15 | VKM Nr.760 Dt.05.09.2013 |
16 | VKM Nr.869 Dt.10.12.2014 |
17 | VKM Nr.134 Dt.12.02.2015 |
18 | VKM Nr.258 Dt.25.03.2015 |
19 | VKM Nr.449 Dt.27.05.2015 |
20 | VKM Nr.616 Dt.07.07.2015 |
21 | VKM Nr.801 Dt.30.09.2015 |
22 | VKM Nr.910 Dt.11.11.2015 |
23 | VKM Nr.220 Dt.23.03.2016 |
24 | VKM Nr.378 Dt.25.05.2016 |
25 | VKM Nr.529 Dt.20.07.2016 |
26 | VKM Nr.563 Dt.29.07.2016 |
27 | VKM Nr.678 Dt.28.09.2016 |
28 | VKM Nr.849 Dt.07.12.2016 |
29 | VKM Nr.89 Dt.08.02.2017 |
30 | VKM Nr.230 Dt.21.03.2017 |
31 | VKM Nr.367 Dt.26.04.2017 |
32 | VKM Nr.395 Dt.03.05.2017 |
33 | VKM Nr.711 Dt.01.12.2017 |
34 | VKM Nr.712 Dt.01.12.2017 |
35 | VKM Nr.713 Dt.01.12.2017 |
36 | VKM Nr.714 Dt.01.12.2017 |
37 | VKM Nr.810 Dt.29.12.2017 |
Totali i vlerës së kompensimit të miratuar në këto 37 VKM është 18,9 miliarde Lekë.
APT, ne varesi te te ardhurave te arkëtuara deri më sot per kete proces nga ALUIZNI dhe fondeve te vena ne dispozicion nga buxheti i shtetit, sipas perllogaritjeve perkatese shperndan aktualisht 70% te vleres se miratuar ne VKM per subjektet perfituese.
Nga fillimi ne vitin 2010 i procesit te shperndarjes se fondit te kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale e deri më tani, në ATP janë paraqitur rreth 4’600 aplikime ne te cilat perfaqesohen rreth 14’000 subjekte përfitues.
Bazuar ne aplikimet e kryera ne ATP deri me tani per kete proces, rezulton se rreth 3’500 subjekte perfitues nuk jane paraqitur fare ne ATP per te aplikuar me qellim perfitimin e shperblimit te miratuar per ta ne VKM-te perkatese. Duke qene se ky proces nuk eshte i kushtezuar dhe i limituar ne kohe, ATP fton te gjithe keta subjekte perfitues qe te paraqiten prane sporteleve te saj per te aplikuar me qellim perfitimin e kompensimit te miratuar per ta ne VKM-te perkatese.
Procedura e aplikimit nga subjektet perfitues eshte e thjeshte. Bazuar ne VKM Nr.383 date 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, subjektet perfitues mund te paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Nëse kërkesa paraqitet nga një pjesë e bashkëpronarëve, ajo shoqërohet nga prokura e posacme e nënshkruar prej tyre, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.
Subjekti apo përfaqësuesi me prokurë i tij, per te aplikuar duhet te paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën për kompensim sipas formatit tip, e cila plotesohet ne ATP;
b) Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.
c) Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre;
ç) Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;
d) Mandatpagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit;
e) Dokument identifikimi.