Njoftim për media

Në përgjigje të shqetësimit publik, të bërë prezent në median vizive, veçanërisht në emisionet ku zëri i qytetarëve dëgjohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, pranë Agjencisë të Trajtimit të Pronave

nga dita e hënë nisi nga funksionimi një numër telefonik, i vendosur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, nëpërmjet të cilit qytetarët mund të kërkojnë dhe të marrin informacion të përgjithshëm

në lidhje me procesin e trajtimit dhe kompensimit të pronës.

Agjencia e Trajtimit të Pronave ju bën me dijeni se numri i telefonit është 04 2256642 dhe një punonjës i sektorit të marrëdhënieve me publikun do të jetë në dispozicion për t’iu përgjigjur qytetarëve

mbi dokumentacionin që duhet paraqitur nga ana e tyre lidhur me shërbimin që kërkojnë, si dhe afatet dhe procedurat që duhet të ndjekin.

Gjithashtu Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se numri është funksional prej datës 16.05.2016 dhe ndodhet i afishuar në faqen zyrtare si dhe në ambjentet e kësaj agjencie.