Njoftim për shtyp 06/07/2015

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se, më datë 06.07.2015, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale

 dhe që perfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së pergjithslune në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpëmdarjes se fondit të kompensimit eshtë bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje”, i ndryshuar, ligjin nr.10239, datë 25.02.2010 “Per krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shperndarjes së fondit të kompensimit në vlere për pronaret e pasurive të paluajtshme, prone private, që preken nga ndertimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët eshtë përcaktuar masa e shperblimit për secilin pronar.
Në përfundim të këtij procesi, kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katert (57%) eshtë shpëmdarë për 21 (njëzet e një) kërkesa, të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në shumën e përgjithshme prej 48’084’308,28 (dyzet e tetë milionë e tetëdhjetë e kater mijë e treqind e tetë pikë njëzet e tetë) lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim për shtyp.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javes në vazhdim.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO