Njoftim Për Shtyp 07/01/2013

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se më datë 17.12.2012, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë dhe të tretë, në masën prej 47% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave

 Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkësave dhe i shpëmdarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar, ligjin nr. 10239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpëmdarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Në përfundim të këtij procesi, kësti i parë, i dytë dhe i tretë është shpëmdarë në masën (47%) për 18, (tetëmbëdhjetë) kërkesa, të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me shumë të përgjithëshme prej 24 798 366.83 (njëzetë e katër milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë tetëdhjetë e tre) lekë. Të dhëna në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim për shtyp.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim.

 

Drejtor i Pergjithshem 

                                                                               Avenir PEKA