Njoftim për shtyp 10/08/2015

Në mbështetje dhe në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton:

Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronarëve të pasurive te paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.616, datë 07.07.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive ti paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”.Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë me date / 08 / 2015 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat.

Me këtë rast AKKP fton të giithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.616, datë 07.07.2015 shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkeses per kompensim nga fondi i ALUIZNI-t.

AKKP ka ngritur grupin e punës i cili do të kryejë pranimin dhe regiistrimin e kërkesave të subjekteve të interesuara. Të giithë subjektet e interesuara mund të paraqiten në Agiencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me adresë Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, çd0 ditë nga e hëna në të premte, ora 09:00 — 12:00.

Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evidentuara në listën që i bashkëlidhet VKM Nr.616, datë 07.07.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, ku përcaktohet shpërblirni i pronarëve te pasurive te paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani.
Aplikuesit kane detyrimin të paguajnë taritèn e shërbimit në vlerën prej 2 000 (dymijë) lekë dhe gjithashtu të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë.

Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm :

1-Kërkesën tip që i vihet ne dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave;
2-Dëshminë e trashëgimisë per giithë trashëgimtarët e ligishëm te subjektit perfitues, sipas radhes se trashegimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.

Per deshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi (ne rast se subjekti përfitues ka vdekur);

3-Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të giithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për te tërhequr vlerën financiare, ne emër të tyre.

Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet taritè shërbirni në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtes pasuri paluajtshme;

4-Vërtetimin origiinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e Ilogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës;
5-Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

6-Çertifikatën familjare të kërkuesit/aplikuesit;

7-Mandat pagesën për shumën 2 000 (dymijë) lekë për çdo aplikim të veçantë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni giatë procedurave të mëparshme, kanë te drejtë te riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj giatë aplikimit të mëparshëm.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO