Postuar më: 14/04/2016

Njoftim për shtyp 14/04/2016

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 14-04-2016, ka përfunduar procesi i riverifikimit të kërkesave të subjekteve aplikues

të cilët kanë përfituar deri më tani këstin e parë, këstin e dytë, këstin e tretë dhe të katërt, në total në masën 57 % të vlerës së shpërblimeve të miratuara me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, dhe që në vijim përfitojnë këstin e pestë në masën 13 % të vlerës së shpërblimeve të miratuara me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.

Procesi i riverifikimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit, është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Në përfundim të këtij procesi, për 1 487 (një mijë e katërqind e tetëdhjetë e shtatë) të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave është shpërndarë kësti i pestë në masën 13 % të vlerës së shpërblimeve të miratuara me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, në shumën e përgjithshme prej 1 052 053 131,65 (një miliard e pesëdhjetë e dy milionë e pesëdhjetë e tre mijë e njëqind e tridhjetë e një presje gjashtëdhjetë e pesë) lekë.

Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim për shtyp. —Lista Aluizni 14-04-2016 (1)

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.