Postuar më: 03/04/2013

Njoftim Për Shtyp 15/08/2011

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, njofton se në zbatim të VKM nr.192, datë 09.03.2011 “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit, pronarëve, në të holla, për vitin 2011” ka perfunduar vlerësimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuar për përfitimin e kompensimit në të holla të pronës së njohur për kompensim.

 Në përfundim të shqyrtimit të 1012 kërkesave të administruara, kanë rezultuar përfitues gjithsej 107 subjekte të shpronësuar sipas renditjes kronologjike duke filluar nga vendimi më i vjetër në kohë. Vendimi i fundit përfitues nga ky fond daton 23 shtator 1994. Lista e plotë e përfituesv e është e aksesueshme ne faqen zyrtare të internetit te AKKP : www.akkp.gov.al.

107 subjektet e sipërcituara do të përfitojnë fondin prej 670 milionë Lek, i vënë në dispozicion nga Qeveria.

Subjektet të cilët kanë aplikuar për kompensim në të holla me vendime të ish-komisioneve që datojnë para datës 23 shtator 1994 dhe nuk rezultojnë fitues, janë skualifikuar kryesisht për arësye se:

1- Kanë përfituar kompensim (fizik apo financiar).

2- Kanë pasur probleme thelbësore hartografike në vendimet e tyre, të tilla që kanë vënë AKKP në pamundësi objektive të identifikimit të pronës së njohur dhe të kompensuar

3- Kanë pasur mungesa në dokumentacionin legjitimues si : dëshmi trashegimie, prokura etj. pa të cilat AKKP nuk mund të vazhdonte procedimin.

Subjektet e shpronësuara përfitues sipas listës së mësipërme, do të kenë të depozituara shumat respektive në numrat e llogarive të tyre bankare të dorëzuara në AKKP duke filluar nga data 18 gusht 2011.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, falenderon me këtë rast të gjithë subjektet aplikuese për bashkëpunimin e tyre me administratën dhe për mirëkuptimin e shfaqur për përmbylljen me sukses dhe korrektësi të procesit të shpërndarjes së kompensimit në të holla për këtë vit.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

ELVIS ÇEFA

Kliko ketu per te shkarkuar listen!

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.