Postuar më: 17/08/2016

Njoftim për shtyp 17/08/2016

Ne mbeshtetje dhe ne zbatim te VKM Nr.383, date 19.05.2010 “Per percaktimin e procedurave te shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme, prone private, qe preken nga ndertimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit to Pronave njofton:

 

Fillimin e procesit te pranimit te kerkesave per shperndarjen e kesteve per kompensimin e pronareve te pasurive te paluajtshme, prone private, qe preken nga ndertimet informale, emrat e te cileve jane
miratuar me VKM Nr.529, date 20.07.2016 “Per shperblimin e pronareve mbi siperfaqet takuese te pasurive to paluajtshme, prone private, qe preken nga ndertimet informale”. Procesi i pranimit te
kerkesave te perfituesve nga ky fond do to filloje me date 18/ 08 / 2016 dhe nuk do te jete i kushtezuar apo limituar ne afat.

Me kete rast ATP fton te gjithe subjektet e interesuara, emrat e te cileve jane miratuar me VKM Nr. 529, date 20.07.2016 “Per shperblimin e pronareve mbi siperfaget takuese te pasurive te
paluajtshme, prone private, qe preken nga ndertimet informale”, te paraqiten prane zyrave tona per dorezimin e kerkeses per kompensim nga fondi i ALUIZNI-t.

ATP ka ngritur grupin e punes, i cili do te kryeje pranimin dhe regjistrimin e kerkesave te subjekteve te interesuara. Te gjithe subjektet e interesuara mund te paraqiten ne Agjencine e Trajtimit te Pronave, me
adrese Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tirane, prane Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, cdo dite nga e hena ne te premte, ora 09:00 — 12:00.

Te dhenat e subjekteve perfitues jane te evidentuara ne listen qe i bashkelidhet VKM Nr. 529, date 20.07.2016 “Per shperblimin e pronareve mbi siperfaqet takuese te pasurive te paluajtshme, prone
private, qe preken nga ndertimet informale”, ku percaktohet shperblimi i pronareve te pasurive te paluajtshme, prone private, qe preken nga ndertimet informale te miratuara deri me tani.

Aplikuesit kane detyrimin te paguajne tarifen e sherbimit ne vleren prej 2 000 (dymije) leke dhe gjithashtu te hapin ne emer dhe per llogari to tyre, nje llogari bankare ne njeren nga bankat e nivelit te
dyte.

Subjekti apo perfaqesuesi i tij me prokure duhet te paraqese prane ATP-se Tirane dokumentacionin e meposhtem:

1-Kerkesen tip qe i vihet ne dispozicion nga grupi i punes prane ATP-se, te plotesuar sipas rubrikave;

2-Deshmine e trashegimise per te gjithe trashegimtaret e ligjshem te subjektit perfitues,sipas radhes se trashegimtareve, ne perputhje me percaktimet e Kodit Civil. Per deshmite e
trashegimive te leshuara nga gjykata per testamentin e bere me akt noterial te sillet certifikate familjare e personit per te cilin eshte leshuar kjo deshmi (ne rast se subjekti perfitues ka
vdekur);

3-Prokuren e posacme, te nenshkruar nga te gjithe subjektet qe perfitojne kompensim, ku si tager i nevojshem te jete edhe e drejta per te terhequr vleren financiare, ne emer te tyre. Ne
rastet kur nuk eshte e mundur te dorezohet prokura e posacme, secili bashkepronar apo nje pjese e tyre, paraqesin kerkese individuale apo te perbashket, per pjesen takuese ne pronen qe
kompensohet. Ne rastin e kerkesave individuale te secilit bashkepronare apo te nje pjese te tyre, per cdo aplikim te kryer, paguhet tarife sherbimi ne vleren 2 000 (dymije) leke,
pavaresisht se i perket te njejtes pasuri te paluajtshme;

4-Vertetimin origjinal to leshuar nga nje banke e nivelit te dyte per hapjen e llogarise bankare dhe IBAN-in perkates;

5. Fotokopjen e dokumentit te identifikimit;

6. Certifikaten familjare te kerkuesit/aplikuesit;

7. Mandat pagesen per shumen 2 000 (dymije) leke per cdo aplikim te vecante.

Subjektet perfituese, kerkesa e te cileve nuk eshte pranuar per mungese dokumentacioni gjate procedurave te meparshme, kane te drejte te riaplikojne. Keto subjekte nuk paguajne tarife sherbimi,
nese provojne pagimin e saj gjate aplikimit te meparshem.

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.