Mbi kompensimin apo shpërblimin e pronarëve që preken nga ndërtimet informale (nga fondi i ALUIZNI-t)
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se më datë 16.12.2011, ka përfunduar procesi i shqyrtimittë kërkesave, të grupit të gjashtë të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këste. Këto kërkesa përfitojnë këstin e shpërblimit (kompensimi) në masën prej 36,94 % të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar, ligjin nr.10239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.
Në përfundim të këtij procesi, kësti është shpërndarë për 88 kërkesa të depozituara rishtaz në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Nga ky proces rezulton se përfitojnë një numër prej 296 pronarësh apo bashkëpronarësh, në shumën e përgjithshme prej 268 938 499, 1 (dyqind e gjashtëdhjetë e tetë million e nëntëqind e tridhjetë e tetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë pikë një) lekë. Të dhëna në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim për shtyp.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim.
Derjtor i Pergjithshem
Elvis Cefa
Kliko ketu per listen e plote