Njoftim Për Shtyp 20/04/2012

Mbi shpërndarjen e këstit të kompensimit/shpërblimit të pronarëve që preken nga ndërtimet informale

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se në datën 20.04.2012, ka përfunduar procesin e shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këste.

 

Konkretisht:

15 kërkesa të shqyrtuara përfitojnë këstin e tretë të shpërblimit, (kompensimit), në masën prej 10,06% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave ndërsa 14 kërkesat e tjera përfitojnë këstin e parë të dytë dhe të tretë të shpërblimit, (kompensimit), në masën prej 47% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar, ligjin nr. 10239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Në përfundim të këtij procesi, kësti i tretë është shpërndarë shuma e përgjithëshme prej 61 598 813, 58 (gjashtëdhjetëenjëmilionë e pesëqindenëntëdhjetëetetëmijë e tetëqindenëntëmbëdhjetë presje pesëdhjetëetetë) Lek. Nga ky proces përfitojnë një numër prej 60 pronarësh apo bashkëpronarësh. Të dhëna në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim për shtyp.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim.

Kliko ketu per listen e Subjekteve

DREJTOR I PERGJITHSHEM

ELVIS CEFA